“Fundvit me shkëlqim e xixa”, Erion Veliaj tregon çfarë pritet në Tiranë natën e ndërrimit të viteve

Tirana është veshur nga dritat, atmosfera e ngrohtë dhe dekori. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj zbulon në “Rudina” në Tv Klan se çfarë pritet të ndodhë në mbrëmjen e madhe.

”Ne filluam një sprint koncertesh. Kishim koncertin e Krishtlindjeve që patëm në vigjiljen e Krishtlindjeve. Kemi pasur Eugent Bushpepën, kemi pasur Fifin, Lindi dhe Venera, domethënë çdo natë do të kemi disa artistë derisa të shkojmë në natën finale ku do të kemi prapë një grup artistësh dhe besoj që surpriza për fëmijët siç ishin zbukurimet këtë vit me planete dhe gjithësinë, do të jenë fishekzjarret.

Kemi një spektakël fishekzjarrësh të koordinuara me muzikë sepse unë vërtet besoj që përtej gjithë vështirësive, ashtu si në shtëpi kur kemi një situatë të vështirë, fëmijëve mundohemi që mos t’i biem në sy që po kalojmë një sfidë.

Unë besoj që për fëmijët vërtet duhet të rezervojmë një fund viti plot me shkëlqim e me xixa, sidomos për t’iu dhënë një mesazh që i kemi kaluar vështirësitë bashkë, në mot do jetë më mirë. Thoshin gjyshet tona, mendo mirë që të bëhet mirë dhe dua që ta mbyllim me një mendim të mirë”.

SHKARKO APP