Funerali i Mbretëreshës, liderët botërorë pa avionë privatë dhe helikopterë

Më 19 shtator do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II. Udhëzimet për krerët e shteteve që pritet të marrin pjesë janë lëshuar nga Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillim (FCDO).

Sipas protokollit atyre u është kërkuar të mos përdorin helikopterë, avionë privatë dhe makinat e tyre. Ata do të transportohen me një autobus që do jetë në dispozicion të tyre. Vetëm krerët e shteteve dhe bashkëshortët ose partnerët e tyre nga secili vend janë ftuar për të marrë pjesë në funeralin, i cili po përgatitet si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që Britania e Madhe ka organizuar vitet e fundit.

Sipas të njëjtit dokument, Mbreti Charles III do të organizojë një pritje për nder të të gjithë liderëve të huaj në Buckingham Palace mbrëmjen para funeralit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Udhëheqësit e huaj do të nënshkruajnë librin e ngushëllimit në Lancaster House duke i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës.

Pas funeralit, udhëheqësit e huaj do të ecin në Dean’s Yard, një zonë brenda Westminster Abbey, për të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley. Pas ngjarjes ata do të kthehen me autobus në Londrën perëndimore për të marrë makinat e tyre.

SHKARKO APP