”Fuqia e LSI është rinia”/Grisejda Myslimi: Energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë Rilindjen nga Vlora

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, e renditur në vendin e dytë, Grisejda Myslimi jep një mesazh për rininë, ku thotë se është e vetmja LSI-ja ajo që ka bërë më shumë për ta dhe se do të jetë energjia e tyre që do të shporrë Rilindjen nga Vlora. ”Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill. Mos votoni për ata, që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion. Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS! Ne do te jemi zëri i Vlorës në Parlament”,-thotë më tej kandidatja për deputete.

Postimi i plotë

Kush më shumë se LSI ka bërë për rininë. Fuqia e LSI është rinia dhe fuqia e vërtetë e rinisë është bashkimi i saj me LSI.

Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill.

Mos votoni për ata, që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.

Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!

Ne do te jemi zëri i Vlorës në Parlament!

SHKARKO APP