Furnizimi me bote uji për qytetarët, në qytetin e Kryeministrit, në Vlorë (VIDEO)

Video më poshtë është realizuar sot në qytetin e Vlorës. Qytetarët presin radhën të mbushin bidonat në autobotin që shpërndan ujë me pagesë.

Video e Vlorës në vitin 2020 është një denoncim i fortë për keqqeverisjen dhe premtimet e vetë kryeministrit, Edi Rama. Në qytetin që mbahet si qendra e turizmit veror dhe vendit është e pafalshme që qytetarëve nuk u plotësohet as kushti bazë; furnizimi me ujë të rrjedhshëm.

Kryeministri është zgjedhur deputetë në Vlorë dhe shpesh herë thotë se ka investuar në këtë zonë sa asnjë kryeministër tjetër para tij. Pamja e qytetarëve me bidona në duar fletë vetë dhe tregon se çfarë investimesh ka bërë Edi Rama në zonën e tij elektorale.

SHKARKO APP