Aldi Fusha: Edi Rama pas 25 prillit do japë llogari me gjithë fundërrinat e tij të kriminalizuara

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Aldi Fusha teksa komenton deklaratat e sotme të kryeministrit lidhur me mungesën e drejtësisë për 21 janarin e vitit 2011, deklaron se Edi Rama ka nisur të flasë me vete, duke përsëritur vit pas viti refrenin banal të një reforme që ekziston vetëm në kokën e tij.

“Kryeministri në ikje ka nisur të flasë me vete, duke përsëritur vit pas viti refrenin banal të një reforme që ekziston vetëm në kokën e tij.

Zullumet e 8 viteve të fundit nuk e lënë kokën e Rilindjes të flejë i qetë. Njeriu që nxiti dhe ushqeu korrupsionin duke e ngritur atë në piedestal, po dridhet nga gjykimi popullor i 25 prillit!

Dhe mirë bën që dridhet se e vërteta dhe drejtësia vonojnë, por nuk harrojnë!

Pas 25 prillit do japë llogari ai dhe gjithë fundërrinat e kriminalizuara që i rrinë afër, për sa më poshtë:

  1. Kriminalizimin pervers të parlamentit nga ai, që nga përdhunuesit në grup tek trafikantët e drogës.
  2. Grabitjen ordinere të buxhetit të shtetit me koncensionet familjare që i kanë vjedhur shqiptarëve qindra milionë euro.
  3. Presionet personale ndaj kujtdo që i shërben shtetit dhe nuk mendon si ai, që nga mësuesit që kërcënon me bukën e gojës e deri tek ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë për të mbrojtur lehaqenët që kapen me presh në duar.

Miqtë e mi,

kjo listë mund të zgjatet pa fund.

Koka e Rilindjes do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si i vetmi drejtues qeverie i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe një njeri të cilin, bashkëpunëtorët e vet të 21 janarit e akuzuan publikisht se e kishin gjetur në zyrë me pluhur të bardhë mbi tryezën e punës.

Në fund dy fjalë edhe për kokën e bashkisë. Mos shkel në dërrasë të kalbur dhe mos e ndiq në greminë  liderin tënd shpirtëror.

Kaq për sot!

Nga 25 prilli, shteti i kthehet qytetarit, jo mafioz-pushtetarit!”, shprehet Aldi Fusha.

SHKARKO APP