Fushata e 14 Majit, Veliaj: Ne mbjellim pemë dhe bashkëpunim, jo sherr dhe përçarje

Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemët e Qarkut të Tiranës, në shenjë simbolike për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Po ashtu Veliaj tha se këtë fushatë Partia Socialiste do të mbjellë vetëm pemë dhe bashkëpunim dhe jo sherr e përçarje.

“Përshëndetje nga gjithë grupi i Tiranës! Filluam me 5 pemët e para për 5 bashkitë tona dhe do sigurohemi që në të gjitha Bashkitë e Qarkut të lëmë më shumë gjelbërim, më shumë dashuri, më shumë bashkim. Këta mbjellin sherr, ne do të mbjellim vetëm pemë dhe bashkëpunim me gjithë shokët dhe shoqet”, tha Veliaj.

SHKARKO APP