Fushata e Ramës, “një vaksinë, një votë!”
Shqipëria ka nisur fushatën më jo normale të vaksinimit. Të parët që po marrin vaksinat kundër koronavirusit nuk janë njerëzit me risk të lartë nga virusi, por personalitet që ka përzgjedhur Edi Rama.
Fushata e Edi Ramës nuk është vaksinimin, por propagandë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Parimi që po ndiqet është “një vaksinë, një votë”.
Organizata Botëror e Shëndetësisë dhe SHBA kanë deklaruar se procesi i vaksinimit duhet të jetë i barabartë dhe pa diferencime apo përzgjedhje. Të vetmit që në gjithë botën vaksinohen më herët janë mjekët, për shkak të ndodhen në vijën e parë të betejës. Ndërsa për qytetarët e tjerë nuk ka ndarje klasore si në Shqipëri, por ndarje vetëm mbi bazë të rrezikut që ka secili.

KOHA JONË SONDAZH

