Fushata për 14 Majin, Rama: Gjysma e parave do të shkojë për mbjellje fidanësh! Mbase e ndjek edhe Europa

Këtë të hënë, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregoi ndër të tjera se gjysma e parave të fushatës së PS-së për zgjedhjet e 14 Majit do të shkojnë për mbjellje fidanësh.

Duke qenë se në 15 ditët e para të fushatës është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë për mitingje dhe podiume do të shkojnë në dispozicion të gjelbërimit të vendit. Kjo është iniciativa që po merr qeveria për të ulur nivelin e gjurmëve të karbonit.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Me këtë lajm që duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve”,-tha Rama.

Para pjesëmarrësve të 38 vendeve të botës, Rama tha se këtë model pret që ta përdorin edhe vendet e Europës. “Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, theksoi kreu i qeverisë.

SHKARKO APP