Fushata për 14 Majin, Rama: Vijon mbjellja e pemëve që po dhurojmë në çdo bashki
Në të gjitha bashkitë e vendit vijon mbjellja e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në disa bashki të vendit. Po ashtu Rama tha se “vijon mbjellja e pemëve që po dhurojmë në çdo bashki, nga shkurtimi i shpenzimeve elektorale”.
Partia Socialiste hapi në 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ për zgjedhjet po shkojnë për mbjelljen e pemëve.