Fyerjet në mediat online në Kuvend, Bregu: Uroj të mos jetë një skenar, që shpiket herë pas here

Nismëtarja e projektligjit: Uroj shumë të mos jenë ndonjë nga këto skenarët e çuditshëm që shpikën herë pas here

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisma ligjore e deputetes demokrate Majlinda Bregu për ndryshime në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurave Civile, në kuadër të mbrojtjes nga shpifjet dhe nga fyerjet e komentuesve në mediat online, drafti rikthehet sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë.

Nisma e Majlinda Bregut daton që në 22 janar 2015 dhe që rikthehet sërish pas konsultimit në Komisionin e Ligjeve ku u vendos që të pritet një vendim i Gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në Letoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi Strasburgu gjykoi se fshirja e komenteve fyese nuk cënonte lirinë e shprehjes dhe vendimet e kësaj gjykate prevalojnë dhe në drejtësinë shqiptare, nisma u la në heshtje nga ligjvënësit shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’u rikthyer krejt papritur në Komisionin e Medies dhje në agjendën e punimeve të Kuvendit. Vetë nismëtarja e këtij projektligji Majlinda Bregu në një propncim për Report Tv, mohoi dje se ky riaktivizim i kësaj çështjeje të jetë ndërmarrë nga ajo. Nga ana tjetër, Bregu shpreh dyshimet e saj se rikthimi në mënyrë të papritur në qendër të vëmendjes të këtij debati në këto momente, është “një nga ato skenaret që përsëriten herë pas here”, kur politika është në hall dhe që tenton të zhvendosë vëmendjen publike nga problemet thelbësore, duke krijuar një problem artificial.

“Që nga atëherë nuk është riaktivizuar më. Pse tashmë është rikthyer në rend dite?”- është pyetja e gazetares së “Report Tv” drejtuar deputetes Bregu. “Do t’ja u lë juve të zgjidhni këtë enigmën e madhe. Unë nuk e di se pse është kthyer. Nuk e di se pse në mes të 1000 problemeve të tjera, njerëzit janë të shqetësuar që nuk lejohen të shajnë më libër shtëpie, në faqet e portaleve mediatike. Uroj shumë të mos jenë ndonjë nga këto skenarët e çuditshëm që shpiken herë pas here. Uroj shumë, por edhe në qoftë se nuk është kështu nuk më shqetëson, pasi parimi mbetet i njëjtë”, u shpreh dje Majlinda Bregu, e cila nuk thotë se cilat janë skenaret që përdor politika në rastet kur ajo është e shqetësuar dhe që synon që t’ia fshehë me këtë manovër të radhës të mazhorancës publikut.

Dhe duke pasur parasysh debatet e forta që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare drafti për importin e plehrave, një ligj ky që është rikthyer bnë Kuvend dhe për të cilin aleati kryesor i koalicionit qeverisës Ilir Meta deklaroi dje se drafti do të konsultohet edhe me strukturat evropiane.

Po ashtu drafti për mediat online vjen në një kohë kur situata e kanabisit ka krijuar nervozizëm në radhët e aleatëve PS-LSI në qeveri, ku ministri i drejtësisë Ylli Manjani hodhi idenë e përfshirjes së ushtrisë në luftën kundër narkotrafikut në vend. Një deklaratë kjo që do të shkaktonte reagime të forta të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Projektligji i medieve online vjen edhe në një situatë kur dy forcat e mazhorancës, PS-LSI kanë qëndrime të ndryshme edhe sa i përket reformës zgjedhore, dhe ngecjes se asaj në drejtësi. Kjo e fundit vijon të mos kalojë në Kuvend, i cili prej tre javësh nuk arrin dot të bëjë kuorumin e nevojshëm prej 84 votash që paketa ligjore që do të bëjë të mundur zbatimin e Kushtetutës së re që u miratua në 22 korrik të mbetet e bllokuar.

Problemi i fyrjeve tek ligji i AKEP-it

Deputetja demokrate Majlinda Bregu vëren se ka mangësi në ligjin për AKEP-it, në kuadër të mbrojtjes nga shpifjet dhe nga fyerjet. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është ai që bën regjistrimin e faqeve ëeb, të cilat shpesh herë fshehin pronësinë e tyre dhe lejojnë vetës publikimin e shpifjeve dhe fyerjeve.

“Për të rregulluar ndoshta edhe një marrëdhënie të AKEP-it, me portale të fshehura apo me portalet anonime online. Besoj që ka vakume në ligjin në mënyrën sesi funksionon institucioni i AKEP-it, sepse në kohën kur është ngritur AKEP-i baza ligjore që ka pasur, nuk ka pasur kaq shumë fluks të portaleve të medieve online. Mund të ketë vend për të përmirësuar kudo, çështja është që kushdo mund ta marrë iniciativën, vetë AKEP-i mund të sjellë një propozim. Nuk arrij të kuptoj se pse ne që nuk lemë gjë pa konsumuar nga gënjeshtrat më të mëdha deri tek fyerjet më banale, bëhemi kaq shumë të prekshëm kur bëhet fjalë për të rregulluar një botë që sot është një botë influence”, tha Bregu.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të grave mban autorësinë e disa amendamenteve në Kodin Civil për për mos lejuar mediat online të publikojnë komente fyese pas lajmeve që botojnë.

“Facebook-u vetë kërkon të kontrollojë në rast se ti raporton për një koment abuziv, të jep mundësinë për ta fshirë ose ta mbajtur, të mos e lejosh më personin të futet në faqen tënde. Instragrami kërkon të bësh report nëse ka një koment që është fyes ose abuziv. Çfarë do të thotë kjo? Pse një portal online që merr përsipër të informojë publikun nuk duhet të ketë përgjegjësi të fshijë komentet që përcjellin fyerjen dhe urrejtjen”, u shpreh dje për “Report Tv”, deputetja demokrate, Majlinda Bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?