Gafa e musketierve të reformes në Tonight, shkruan “lapsi”

Sonte në emisioni Tonight të Ilva Tares janë shfaqur 4 ekspertët kryesorë që kanë hartuar draftin e reformës në drejtësi. Nuk kishte oportunitet më të keq sesa zgjedhja që ata bënë për tu shfaqur për herë të parë gjatë në publik. Dolën dhe bënë debat me njëri- tjetrin. Ose më mirë plotësuan njëri- tjetrin. Autogol më të madh për një nismë që është shitur si një konsultim i madh me grupet e interesit dhe me publikun e interesuar nuk kishte.

Ndërkohë që në shtyp gëlojnë dyshimet, hamendësimet, pikëpyetjes se ç’qëllime ka dhe kujt i shërben kjo reformë, ekspertët, Kristaq Traja, Aurela Anastasi, Gent Ibrahimi dhe Sokol Sadushi zgjodhën të dalin në Tonight pa u përballur, pa pranuar pyetjet e skeptikëve dhe dyshuesve.

Ata e inaguruan betejën e tyre mediatike me përvojën e emisioneve më të këqia televizive, e atyre që zhvillohen pa palë dhe pa debate. Aq sa në vend që të daravisi mund ti ketë shtuar pikëpyetjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?