Gaiani: Dekriminalizimi, në dorë të partive
Ambasadori italian në Shqipëri Masimo Gaiani, në vizitën e tij në Korçë, ku bashkë me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, kanë përuruar mbylljen e projektit për rikonstruksionin dhe furnizimin me pajisje mjekësore dhe mobilimin e Poliklinikës së këtij qyteti.
Ambasadori Italian i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për çështje të aktualitetit në vend. Interesit të gazetarëve për dekriminalizimin, Gaiani i është përgjigjur se janë bërë konsultime me të gjitha palët politike dhe se tashmë mbetet në dorë të tyre për veprime.
“Kemi bërë konsultimet e duhura me të gjitha palët politike. Mbetet në dorë të tyre për gjithçka. Kemi dhënë mendimet tona dhe presim veprimet e palëve politike”, tha Gaiani.