Galdini: Edi Rama nuk e meriton as Shqiperine e as Partinë
Politikë E Martë, 20 Prill 2021 09:52
Kryetari i LDE – Partise per Liri, Demokraci dhe Etike z. Arian Galdini, ka nisur ditet e fundit nje tur takimesh ne qytete te ndryshme te Shqiperise ku po zhvillon bashkebisedime me qytetare, intelektuale dhe te rinj e te reja. Stacioni me i fundit i LDE ishte qyteti i Lushnjes.
Ndersa prezantoi levizjen e re politike dhe ekipin drejtues te LDE per qytetin e Lushnjes, Kryetari i LDE Arian Galdini deklaroi se: “Demokracia shqiptare ka mberritur ne piken e saj te vdekjes. Lindi ne dhjetorin e vitit 1990, e ndersa sot pas 25 vitesh qeverisemi nga Rilindja, as mer me fryme, e as mundet te ece dot. Funerali i Rilindjes, nuk shenoi fundin e nje shprese e as te nje partie, por kalljen ne arkemortin e Pakicave Plackitese te vete demokracise shqiptare. Kemi mberritur ne ate realitetin kur demokracia dhe Shqiperia jane bere si hena dhe pellgu. E shohim henen mbi pellg, por e dime qe nuk eshte aty, e nese rendim drejt saj, asgje e mire nuk ka per te ndodhur pervecse faktit qe ne do te mbytemi. Demokracia eshte hena, Shqiperia eshte pellgu, e ne qytetaret zhytemi deshperimisht ne pellgun tone te dashur, por demokracine nuk e prekim dot, por mbytemi. Na e kane vrare demokracine, per te na risjelle serish tek alternativa mes atdheut qe na mbyt dhe partise qe na behet barke shpetimi. E ky eshte nje turp e gjeme qe nuk duhet ta lejojme me. Kryemimistri yne sot, na zapton 2 ore ne dite e cdo dite, kohe televizive per fjalime ne aktivitete partie, e kur ne i kerkojme te na flase per demokracine brenda kesaj partie, Edi Rama me arrogance na thote se nuk na jep llogari nese nuk behemi anetare partie. Ky njeri eshte shnderruar ne rrezik publik. Ose te na liroje ekranet e te mos na e vjedhe me kohen tone me takimet e fjalimet e partise, ose perndryshe te na jape llogari nje me nje per demokracine brenda partise se tij. Sepse qeverisja e tij eshte fituar e ka nisur nga Partia e tij. Nese ai e ka vrare demokracine ne Partine e tij, ne momentin qe eshte Kryeminister, ne nuk kemi cpresim tjeter pervecse te na kalle ne varr edhe demokracine tone institucionale. Kjo Qeverisje e Pakices Plackitese, nuk duhet lejuar te beje biznes funeral me demokracine, lirine, ekomomine dhe atdheun tone. Edi Rama nuk e meriton as qeverisjen e Shqiperise, e as drejtimin e Partise se tij. Ai ben biznes funeral me gjithcka drejton. Ai fiton e perfiton nga vdekja e demokracise, nga vdekja e ekonomise, nga vdekja e atdheut, nga vdekja e shpreses sone. Ne si LDE jemi forca e re politike qe nuk e pranon nje Kryemimister te tille qe e sheh detyren e tij si biznes privat funeral. Ndaj ne perserisim dhe riperserisim se demokracia shqiptare duhet te rithemelohet. Rithemelimi i demokracise fillon me kthimin e detyres se Kryeministrit ne funksion e mbrojtje te publikut, atdheut, ekomomise dhe shpreses sone te perbashket.”
KOHA JONË SONDAZH