Galdini rikonfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: I hapur për bashkëpunim me partitë e tjera

Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës ka hyrë në një fazë të re ku kandidatë të rinj po i qasen mundësisë së hyrjes së tyre në konkurimin për Kryebashkiak, kryetari i LRE-Lëvizja e Re ka bërë një deklaratë për mediat të cilën ai e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook.

Arian Galdini ka rikonfirmuar aspiratën e tij për të konkuruar për Kryetar Bashkie i Tiranës në zgjedhjet e 14 majit dhe ka njoftuar se fushata e tij për sigurimin e 3500 firmave mbështetëse vijon.

Galdini nuk ka mohuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me parti e faktorë politikë parlamentarë për të siguruar mundësinë e tij ligjore për të qenë zyrtarisht kandidat për Kryetar Bashkie. Por prioriteti i prioriteteve sipas kandidatit aspirant Galdini mbetet mbledhja e firmave mbështetëse nga qytetarët.

Vetëm nëse nuk arrihen dot firmat e domosdoshme sipas Kodit Elektoral, kryetari i LRE-së do të jetë i detyruar të hapë bisedimet me parti e faktorë të mundshëm parlamentarë që do ta mund  ta mbështesin zyrtarisht kandidimin e tij.

SHKARKO APP