Galeria e Arteve Pamore ”Nikolet Vasia”, Rama poston fotot nga puna: Po rilind me një projekt inovativ

Në Durrës vijon puna për rikonstruksionin e Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e galerisë, teksa e cilëson projektin inovativ, që përmirëson cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike dhe funksionale në shërbim të të gjithë artistëve dhe artdashësve durrsakë.

“Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës po rilind nga e para, me një projekt inovativ që synon të përmirësojë cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike dhe funksionale në shërbim të të gjithë artistëve dhe artdashësve durrsakë që do të bëhen pjesë e eventeve që do të zhvillohen aty”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Galeria e arteve pamore në Durrës që nga viti 2011 mban emrin e piktorit Nikolet Vasia, duke përjetësuar kështu një nga artistët me emër të Durrësit. Nikolet Vasia la pas një sërë veprash kryesisht në pikturë, një cikël me disa mijëra skica të objekteve arkeologjike të Durrësit, si dhe disa punime mozaikësh në Durrës dhe në Krujë.

SHKARKO APP