Ganaj flet për zyrtarët që fshehin pasuritë e sulmon Gjykatat: Japin vendime qesharake
Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë sulmon gjykatat duke deklaruar se japin vendime qesharake në lidhje me zyrtarët të paditur nga ky institucion për fshehje apo mos deklarim të pasurisë.
I pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve për të bërë prezatimin e raportit Shkëlqim Ganaj i kërkoi parlamentit ndryshim të ligjit duke propozuar rritjen e viteve të burgut për zyrtarët.
“Ka 10 vjet që nuk ka zyrtarë të dënuar. Edhe kur ne kemi raste të referuara në gjykatë dhe prokurori vendime janë qesharake. Duhet të ndërhyjë parlamenti për të bërë ndryshime në ligj” tha Ganaj.
Bilanci për 2014, verifikohet pasuria e 1500 zyrtarëve
Ganaj tha se e kishte marrë detyrën “në një situatë të vështirë për shkak të mbartjes së rreth 9004 deklaratave pasurie”
“Gjetëm një skemë kontrolli katastrofike, ndonëse ligji kërkon hetim çdo 2 vjet kishte zyrtarë që nuk ishin kontrolluar asnjëherë.
-1500 kontrolle të kryera në vitin 2014,
-156 raste kanë fshehur pasurinë ose nuk e kanë deklaruar
-500 zyrtarë janë ndëshkuar me masa administrative
-1 gjyqtar dhe 1 kryetar Bashkie kanë ardhur për të dhënë para dhe u akuzuan për korrupsion.
Debate Bylykbashi- Braho- Ganaj
Mësohet se ka pasur dhe debate, opozita akuzoi ILDKPI-në si institucion selektiv. Deputetit Oerd Bylykbashi ka ndërhyrë duke kujtuar rastin e deputetit demokrat Rivdan Bode i paditur nga ky institucion për fshehje të pasurisë.
Bylykbashi: “Institucioni juaj është selekti. Ridvan Bode ju ka kallëzuar juve për shkeljet që ju bëni
Braho: I kërkoj Bylykbashit të heqë dorë nga provokimet. Kryeinspektori nuk ka ardhur këtu për çështje konkrete