Gara e 25 prillit në Elbasan, Sokol Skura: LSI me program afër qytetarëve

Elbasani është qytetit me fushatën më të tensionuar në vend. Kandidati për deputet i LSI-së në këtë qark, Sokol Skura, thotë se problematika më e madhe në zonën e Librazhdit ku ai kandidon është infrastruktura. Sipas tij kjo forcë politike vjen me një program afër qytetarëve. ”Librazhdi në zgjedhjet e 25 Prillit, do ti bashkohet fitores në të të gjithë Shqipërinë. Librazhdi do të shkëputet përfundimisht nga korrupsioni, arroganca dhe lënia në harresë nga pushteti i papërgjegjshëm gjatë këtyre viteve qeverisje. Do jem zëri juaj, kudo dhe në çdo vend”,-tha më tej.

SHKARKO APP