Gara në Primaret për 14 majin, sot votohet për kandidatët e PD-së së Berishës. Sytë te figura për Tiranën

Këtë të dielë do të vendoset me votë të lirë, se kush do të jenë kandidatët e PD-së së Sali Berishës, për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Në një procesin e Primareve, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do jetë përballë kandidatëve të PS-së për 61 bashkitë.

Më interesante përballja është në Tiranë, ku mes 7 kandidatësh, gara mes Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit dhe Gert Bogdanit është më e forta. Në 3 bashkitë e tjera të mëdha, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi nuk priten surpriza.

Në dy të parat, PD-ja e Berishës kandidon me 1 emër, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë, që janë kandidatë zyrtarë, ndërsa në Durrës, Igli Cara ka mbështetje të gjerë.

Në Bashkinë Kurbin, gara pritet të marrë vëmendje të veçantë, për shkak të konfliktit me armë 5 ditë para mbajtjes së primareve. Nga 7 kandidatë që ishin tashmë kanë mbetur vetëm 5 për shkak se Berisha i përjashtoi 2 që ishin protagonistë në konflikt.

Në Malësinë e Madhe, Sali Berisha nuk ka kandidat, pasi është e vetmja bashki që i mbijetoi luftës Basha-Berisha, duke mos lejuar ngritjen e strukturave paralele të ish kryeministrit atje.

SHKARKO APP