Gara për Avokatin e Popullit, mes 15 kandidatëve është dhe emri që ka mbështetjen e PD

Zgjedhja e Avokatit të Popullit do paraqesë betejën e ardhshme në skenën politike. Deri tani, janë zyrtarizuar 15 kandidaturat që aspirojnë për këtë pozicion. Ky zhvillim vjen në një kohë kur mungon një dialog i përshtatshëm mes palëve politike, pasi për të zgjedhur Avokatin e Popullit nevojiten 84 vota, të cilat socialistët nuk i kanë në dispozicion.

Av. Edison Frangu, i cili ka një CV të pasur, është i vetmi kandidat që ka marrë firmat vetëm nga deputetët e opozitës. Ai ka arritur të mbledhë 35 firma deputetësh ku përfshihen të dy fraksionet e Partisë Demokratike, por edhe deputete të tjerë të opozitës, duke e bërë atë një figure konsensuale brënda opozitës.

Po ashtu bien në sy edhe emrat e Vitore Tushës ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Rusmajli anëtarë i KAS, Lefteri Luzi ish-kryetare e KQZ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?