Gara për bashkinë e Tiranës, Flamur Noka tregon se emri me potencial është deputet i PD-së
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pavarësisht kujdesit për të mos përcjellë mesazhe përçarje në selinë blu, thotë se koha nuk premton. 6 nëntori është edhe datë që do të përcaktojë qartësisht nëse demokratët e Alibeajt i bashkohen primareve të Berishës.
“As ne as kolegët tanë nuk kemi kohë për të humbur. Deri më datë 6 është afati që ne ecim me negociatat por edhe emrat e kandidatëve”, tha Noka për ”Report Tv”.
Kur vjen puna te emrat që përfliten për të qenë kandidati i opozitës për bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën, Flamur Noka e konfirmon. Për të Belind Këlliçi është një nga emrat më potencial.
“Këlliçi, është një nga potencialet, një nga sfidantët kryesorë. Aleatët kanë deklaruar, të gjithë emrat e kandidatëve do të kenë suport”.