Gara për BHK, Ambasada Amerikane: Faza finale dhe testimet sipas praktikave të FBI-së
Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka komentuar procesin e garës për zgjedhjen e kreut të BKH-së ose siç njihet ndryshe si FBI-ja shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë qënë të përkushtuara në zhvillimin e një procesi transparent.
Ambasada përveç se ka ndarë disa foto nga gara për kreun e Byrosë së Hetimit, ka bërë edhe një përmbledhje të të gjitha provave që kanë kaluar pjesëmarrësit në garë. ”Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”.
Në postim bëhet me dije se në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash