Gara për Durrësin. Duka: Fisi Koka do votojë për mua

Kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka, që pret të marrë edhe miratimin e PD-së, thotë se edhe një pjesë e elektoratit të majtë do të votojë për të. Duka është shprehur i bindur se të majtët do e votojnë atë. “Nëse do të jem zyrtarisht kandidati i të djathtës për Durrësin, kam besim se gjithë fisi Koka do të më votojë” – tha Duka për “Panorama”. Ai ka thënë ndërkohë se të ishte Vangjush Dako rivali i tij, do t’ia lehtësonte garën. “Kur Dako doli fillimisht në skenë, shumë njerëz kishin besim te ai. Por ai betonizoi Durrësin. Nëse do të rikandidojë, besoj se do të jetë një lajm i mirë për mua apo këdo që do të jetë kandidati i të djathtës në Durrës”, tha Duka. Ai shprehet se synon që të thithë sa më shumë elektorat të majtë, që të votojnë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?