Gara për Durrësin, Koka: Gati nëse ma kërkon Meta, edhe përballë Dukës

Nëse ia kërkon Ilir Meta, Lefter Koka është gati të garojë për bashkinë e Durrësit, post për të cilin rival mund të ketë Agron Dukën me të cilin thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi.

“Nuk kam diskutuar asnjëherë të vetme me kryetarin e partisë dhe as strukturat. Vazhdoj të ushtroj me shumë dëshirë detyrën si Ministër i Mjedisit. Sigurisht nëse do më kërkohej nga zoti. Meta gjithçka mund të ndodhë, por do të më pëlqente të vazhdoja të drejtoja këtë Ministri dhe të kisha rezultate konkrete në fund të mandatit.Nuk është konkflikt familjar. Zoti. Duka është një personalitet i politikës shqiptare, një njeri që ka demostruar gjatë jetës së tij të menaxhojë biznesin e tij privat, të bëjë mirë dhe shumë mirë shumë detyra të tjera funksionale dhe të kesh ambicie të drejtosh dhe një qytet si Durrësi është një vendim i rëndësishëm dhe një sfidë shumë e këndshme”.

Nw studion e Ora News, Koka tha se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve synon ti japë fund abuzimeve, duke formalizuar sektorin. Ministri i Mjedisit saktësoi se do të jetë në interes të shtetit, biznesit dhe qytetarit.

“Ne do mundemi të formalizojmë këtë aktivitet, këtë të ashtëquajtur mbetje ta transformojmë në lëndë të parë për industrinë vendase dhe do rrisim punësimin, do rriten të ardhurat. Të kësaj lënde që është problem shumë i madh. Ne nuk jemi për të rënduar asnjë industri vendase dhe asnjë riciklues. Ne jemi për ta formalizuar këtë aktivitet.Nuk ka import të mbetjeve nga jashtë, por menaxhim të brendshëm të mbetjeve permes kontenierëve”.

Duke pranuar abuzimet me mbetjet spitalore, skandal ky i trajtuar gjerësisht në TV “Channel One”, Ministri Koka tregohet realist.

“Të paguajë një spital shtetëror, do të thotë një qytetar të paguajë taksa më shumë ndaj dhe të trajtosh mbetjet spitalore kanë një kosto të veçantë. Vendet e Europës kanë shifra shumë shumë të larta, në Shqipëri paguhet shumë pak.Gjthsesi ligji detyron spitalet të kenë autoklava të vendosura, në mos të jenë të kontraktuara me kompani te cilat disponojne autoklava per trajtimin e këtyre mjeteve”.

SHKARKO APP