Gara për kreun e KQZ, dorëhiqet Elion Semanaj, mbeten 5 kandidatë

Komisioni i Ligjeve  ka nisur sot seancën dëgjimore për kreun e ri të KQZ-së. Në garën për Kreun e ri të KQZ-së janë 5 kandiatë, pasi Elion Semanaj është terhequr nga gara, ka bërë me dije Fatmir Xhafaj Kreu i Komisionit të Ligjeve.

Në garë kanë mbetur 5 kandidatë Denar Bina, Lefterije Luzi, Koli Bele, Anton Llesha dhe Rozeta Ivanova.

Seanca e Komisionit ka nisur me kandadatin Koli Bele i cili është pyetur nga përfaqësues të opozitës nëse bërë një donacion prej 100 mijë lekësh të reja për Partinë Socialiste. Bele e ka pranuar që vite më parë e ka bërë një donacion të tillë për Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kandidati tjetër për këtë post Denar Bina është shprehur se nuk ka një platformë për të paraqitur përara Komisionit,  pasi nuk është politikan të bëjë premtime. Bina ka shtuar se i ka të qarta detyrat e Kreut të KQZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aplikimet për kreun e KQZ-së kanë përfunduar më 30 shtator, ndërsa Luzi kandidon për një mandat të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?