Gara për kreun e KQZ, Majko: Po shqyrtohen kandidatët, ja kush meriton vlerësim
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko është ndalur sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tek gara për kreun e Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve.
Majko u shpreh lidhur me ecurinë e procesit, duke pohuar se tashmë Komisioni i Ligjeve po shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët. Ai pohoi se do të ketë intervista publike për të gjithë ata që kanë aplikuar për këtë post.
Deputeti socialist theksoi më tej se pas këtyre intervistave do të bëhen edhe eliminimet përkatëse, dhe do të vijohet më tej me procesin vetëm me ata kandidatë që do të kalojnë këtë fazë.
“Komisioni i Ligjeve po shikon dokumentet e kandidatëve. Do të ketë intervista publike për kandidatët, dhe pas tyre do të bëhen edhe eliminimet përkatëse. Denar Biba dhe Lefterie Lleshi meritojnë vlerësim”, tha deputeti Majko.
KOHA JONË SONDAZH

