Gara për kreun e PD, Berisha në Berat: Jam i gatshëm për çdo detyrë

Në takimin me demokratët në Berat në kuadër të turit ”Foltorja”, ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar se është në gatishmëri për çdo detyrë kushtetuese në vend, përfshirë edhe atë për kreun e PD-së.

Nuk është hera e parë që Berisha flet për një rikthim si kreu i PD-së, ku edhe me demokratët e pranishëm, ai u shpreh se i respekton kandidaturat, por zgjedhja i takon anëtarësisë së PD-së.

”E gjithë kjo përpjekje është që të zgjidhni ju kryetarin. Natyrisht në mënyrë të padiskutueshme është i hapur, sikurse e kam deklaruar për çdo detyrë kushtetuese në vend, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së. Sa u takon kandidaturave të tjera, kam konsideratë shumë të lartë, por i takon anëtarësisë së PD-së që të zgjedhë kryetarin e saj”.

SHKARKO APP