Gara për kreun e PD, kandidati Sali Berisha nis fushatën këtë të dielë nga Lezha

Në garën për kryetar të PD-së janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Ish-kryeministri do të nisë zyrtarisht fushatën në bazë, për të kërkuar votën më 22 korrik me qëllim marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike.

Pavarësisht deklaratave kundër tij dhe duke pasur përballë vetëm njërivalë, Ibsen Elezin, Berisha ka vendosur që fushatën ta nis nga qyteti i Lezhës. Takimi do të jetë të dielën.

“Ju njoftojmë se ditën e dielë, ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë, platformen e tij si kandidat për kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?