Gara për kreun e PD, Sali Berisha konfirmon kandidaturën: Ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa konfirmoi edhe njëherë kandidaturën e tij për kreun e PD-së gjatë konferencës me gazetarët, tha se do të respektojë rivalët në garë, si edhe pohoi se për të ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve.

“Nuk ka rivalë, ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Këto kërkojini atje. Me Sali Berishën nuk ka kështu. Nuk shpik, por respektoj rivalin”.

Duke iu referuar 7 majit, afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët për kreun e PD-së, Berisha tha se nuk i ka dorëzuar dokumentet, por do respektojë afatet.

“Nuk kam depozituar dokumentet. Sot u informova për vendimin e komisionit, unë do respektoj afatet e caktuara. Asgjë të re nuk them me këtë. Këtë e kam thënë shumë herë. Nuk ka asgjë të re në këtë”.

SHKARKO APP