Gara për kreun e PD-së, Agron Shehaj përball Bashës, si u ndanë secili me vota në zgjedhjet e 25 prillit

Agron Shehaj, një nga personat më me zë në Partinë Demokratike, zyrtarisht garon për të marrë kryesinë e kësaj force politike. Lajmin e ka dhënë vetë Shehaj në një postim në rrjetet sociale, teksa ka dorëzuar formularin për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në datë 13 Qershor.

Shehaj që ishte një nga surprizat e zgjedhjeve përsa i përket numrit të votave preferenciale që mori në qarkun e Tiranës, thotë se PD ka nevojë për një vizion të ri dhe se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, duke “thumbuar” Bashën.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit Shehaj ishte një nga më të votuarit e Partisë Demokratike në Tiranë. Ai arriti të siguronte 13862 vota preferenciale, kundrejt 16208 votave të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani në garë janë; kryetari aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi. Të 4 emrat kanë dorëzuar në PD formularin e kandidatit dhe pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agron Shehaj u bë i njohur në Shqipëri kur pasi japi bizneset call-center. Shehaj është larguar që i vogël nga Shqipëria, ka emigruar në Itali dhe pas disa vitesh u rikthye në Shqipëri për të hapur call center.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?