Gara për kreun e PD-së, Basha dhe rivali i tij takojnë strukturat në Elbasan

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe rivali i tij në garën për kreun e Partisë Demokratike, Gjergji Hani kanë zhvilluar këtë të enjte një takim të përbashkët me strukturat e partisë në bashkinë e Elbasan.

Dy kandidatët janë bashkuar për herë të parë në një takim elektoral brenda partisë në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesin e ri të PD dhe ende nuk është e qartë nëse ky format takimi do të vijojë deri në fund të fushatës.

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë takuar para takimit me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer batuta në prani dhe të disa simpatizantëve. Zgjedhjet mbahen më 29 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?