Gara për kryetar të PD, Berisha takon demokratët në Kukës: Na u desh të luftonim kundër Bashës

Kjo pasdite e së hënës e ka gjetur Sali Berishën në Kukës, ku po zhvillon një takim me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Në fjalën e tij, lideri historik i selisë blu, theksoi se u është dashur që të luftojnë jo vetëm kundër qeverisë dhe Lulzim Bashës, por edhe kundër George Soros, i cili kërkoi dhe kërkon sipas tij që Partinë Demokratike të kthejë në një shoqe besnike të qeverisë dhe jo të qytetarëve dhe demokratëve.

”Në rrugën tonë kaluar vështirësi. Asnjë opozitë në Europë nuk ka njohur e kaluar vështirësitë që kaloi PD nga shtatori deri sot. Në udhën tonë, kundra nesh u rreshtuar lidershipi, ish-kryetari i PD, por jo vetëm ai. Të cilët të lidhur me një mijë fije me qeverinë, pas shpinës tuaj, në kurriz tuaj, bënë gjithçka që të mposhtin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD.

E vërteta e pamohueshme është se në krah të tyre qendroi fuqishëm edhe mafia e George Soros që kërkoi dhe kërkon që të djathtës shqiptare t’i emërojë kryetarin e saj e ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë, jo të qytetarëve.

U ndala në këto rrethana për të theksuar se në çfarë kushtesh ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pandalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të PD të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin e lirë të bazuar në vlerat kombëtare për të cilat shqiptarët kanë punuar e sakrifikuar më shumë se kombet e tjera”.

SHKARKO APP