Gara për kryetar të PD-së, Kadilli dorëzon kërkesën: Do ta përballoj sfidën me vlera
Këtë të premte, Fatbardh Kadilli u paraqit në selinë blu për të dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Pasi ka depozituar kërkesën, Kadili në një prononcim për mediat u shpreh se është gati të përballet me kreun Lulzim Basha.
”Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior.
Ndjehem shumë herë më superior sesa kryetari në zyrë. Vij në garë për t’i shërbyer Partisë Demokratike. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnik me institicionin e PD-së dhe me çdo figurë të PD.
Jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk kam tradhëtuar dhe nuk do ta tradhëtoj kurrë PD. Nuk do tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces. Do ta çoj deri në fund përpjekjen për të bërë PD të hapur dhe fituese”,-tha ai.