Gara për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën

Me rikthimin e tij në politikën aktive, Lulzim Basha kërkon të jetë sërish kryetar i PD-së. Ai ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës.

Depozitimi i kërkesës pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve, erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt këtë të martë.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së do të mbahen me 29 Korrik, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datat 24 qershor deri në 27 do të zhvillohet fushata elektorale për kreun e ri të partisë ndërsa data e zgjedhjeve është caktuar 29 korriku. Gjergj Hani ish-i përndjekur politik, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij në garën për kryetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidaturat për kreun e PD-së do të filtrohen dhe miratohen nga Kryesia e më pas do të zyrtarizohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?