Gara për Primaret, Këlliçi: Nëse fitoj, do të jem kandidati kundër Veliajt. Për Tiranën duhet kandidaturë politike

Ethet e primareve kanë ”kapluar” Partinë Demokratike. Kandidati për Primaret në garën për bashkinë e Tiranës, deputeti Belind Këlliçi thotë se avantazhet apo e kundërta do të shihen gjatë garës.

Duke folur në emisionin “Log” në ABC, Këlliçi pohoi se për Tiranën duhet një kandidaturë politike, si edhe theksoi se kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë.

“Unë gjykoj që një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, ne duhet t’i përballemi padiskutim politikisht. Kjo është një betejë padiskutim politike. Unë gjykoj që kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë”.

SHKARKO APP