Gara për Tiranën, Basha në 14:00 mbledh deputetët. Pritet zyrtarizimi i Halim Kosovës

 

Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë sot kandidaturën për kryetar të bashkisë së Tiranës. Duket se është e sigurt se do të jetë mjeku dhe deputeti i PD, Halim Kosova guri i shahut me të cilën PD do të nisë betejën për të rifituar Tiranën.

Ndërkohë në orën 14:00 Basha do të ketë dhe një takim me deputetët e qarkut të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumë gjasa zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet sot dhe nga kampi socialist, por kjo  e fundit zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy kandidaturat më të përfolura nga kampi rozë janë Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi.

Ndërkaq të dyja partitë e mëdha kanë ende cështje të pambyllura me aleatët e tyre.

PD nuk ka gjetur akoma gjuhën e përbashkët me PD, ndërsa në kampin tjetër pritet që Rama në orën 16 00 të takojë aleatët për të firmosur marrëveshjen parazgjedhore. Ende nuk ka një marrëveshje me PDS e Milos dhe as me FRD e Bamir Topit. Me interes pritet qëndrimi i PBDNJ së Vangjel Dules, që ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 9: 40, ku pritet të deklarohet qëndrimi që kjo forcë politike do të mbajë kur dihet se një ditë më parë PS vendosi të rikandidojë për Himarën, Gjergji Goron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?