Gara për Tiranën, Kosova: Një linjë transporti dedikuar turizmit
Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova shprehu nevojën për shtimin e informacionit mbi destinacionet turistike, dhe hodhi idenë e linjave të dedikuara të transportit.
Ai takoi operatorët turistikë, duke theksuar se turizmi duhet ti sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune.
Gjatë një takimi me operatorë turistikë, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, theksoi se turizmi duhet ti sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune.
Sipas tij ka shumë për të bërë në këtë drejtim, nga linjat e dedikuara pë vendet turistike të Tiranës e deri tek paisja me informacionin e duhur për destinacionet atraktive dhe të trashëgimisë kulturore.
Informacionin, kandidati Kosova, e cilëson mjaft të rëndësishëm në fushën e turizmit.
Kur Kosova, po diskutonte me operatorët turistikë dhe të interesuarit për turizmin, një grup vizitorësh nga Çekia u ndalën dhe u takuan me kandidatin për Kryetar Bashkie, i cili u ka dhuruar atyre një guidë mbi atraksionin turistik dhe vlerat e tradhëgimisë.