Gaz Bardhi: Paguajnë më shumë se oligarkët! Çojmë në Kushtetuese ligjin për profesionet e lira

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, tha se Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Bardhi tha se me ligj profesionet e lira tatohen më shumë edhe se oligarkët.

Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale. Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët“, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?