Gazeta britanike Independent: Homazhin më me klas në Paris e bëri Edi Rama (FOTO)

Ka bërë shumë përshtypje vendosja e tre lapsave me ngjyrat e flamurit francez në xhepin e kostumit të Edi Ramës.

Gazeta e njohur britanike, Independent thotë se ky ishte homazhi më me klas në Paris.

“Një politikan kishte bërë një zgjedhje të fuqishme sartoriale (për veshjen sh.r) në marshimin e solidaritetit,” shkruan gazeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pikërisht kur mendon se lapsi është përdorur në çdo mënyrë të mundshme si simbol i fjalës së lirë dhe unitetit, ja ku vjen kryeministri shqiptar, Edi Rama, me xhepin e tij Trikolor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Politikani, që është artist dhe publicist, u shfaq në marshimin e solidaritetit me lapsa blu, të bardhë dhe të kuq në xhepin e sipërm, që nënkuptojnë ngjyrat e flamurit francez,” shkruan Christopher Hooton. 

Lajmi mund ta lexoni në anglisht këtu: The Independent

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?