Bie entuziazmi në PS, “Bild” fshin shkrimin ku sulmohej kreu i PD

Një ditë më parë zyrtarët e lartë të PS nisën një fushatë te re kundër opozitës dhe Lulzim Bashës, pas një artikulli të botuar në gazetën gjermane “Bild”. Artikulli sillte të njëjtat “detaje” që u publikuan disa vite më parë nga gazeta “Mother Jonhes”, për financimin e PD dhe lobimin rus.

Të entuziazmuar drejtues të PS deklaronin dje se “Bild”, gazeta më serioze në botë, shpalli Lulzim Bashën fajtor. Por sot shkrimi i prestigjiozes gjermane është fshirë. Në artikullin e publikuar dje, “Bild” shkruante se paratë që kishte paguar Basha tek Nick Muzin kanë qenë për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Por një ditë më vonë, në një kërkim të thjesht online në këtë gazetë (foto) shihet se artikulli është fshirë dhe se faqja nuk gjendet, ku thuhej se PD ka dhënë 675 mijë dollarë për të lobuar penguar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi dje artikullin e gazetës gjermane, kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa pohoi se; “Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dënonte me çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”.

SHKARKO APP