Gazetarët dalin në protestë për rregulloren e re të Kuvendit, që nuk i lejon të ndjekin seancat plenare

Gazetarët kanë dalë në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë për rregulloren e re që i përjashton të ndjekin zhvillimin e seancave parlamentare.

Ky vendim ndalon gazetarët për të marrë pjesë në seancat plenare, dhe nuk lejohen të ndjekin nga afër punën e komisioneve.

Gazetarët i kanë bër thirrje Kuvendit dhe maxhoracës që të tërhiqen nga ky vendim, ndërsa theksuan se me këtë vendim cenohet puna e tyre.

Në mënyrë të vazhdueshme mbuloj prej vitesh kuvendin. Unë nuk nënkuptoj që ky akreditim që të izolohem në bodrum, në katin e parë. U jepet akses dy mediave shtetërore. Dua që të jemi aty dhe të transmetoj në mënyrë të lirë dhe të pavarur. I bëj thirrje Kuvendit, maxhorancës që të tërhiqet. Është diçka që mund të negociohet. Kuvendi duhet të bëjë tryezë me gazetarët dhe reporterët”, tha gazetarja Esjona Ikonomi.

Të gjithë gazetarët e dinë që të bësh gazetari sot, informacioni është centralizuar. Cënimi që është bërë në këtë rast është flagrant. Pse kanë frikë deputetët?! Ne kemi vetëm një mikrofon. Ne drejtojmë një pyetje dhe ata përgjigjen para atyre që i kanë zgjedhur. Institucionet po kapërcejnë punën e gazetarëve.”, tha një gazetar i News 24.

SHKARKO APP