Gazetarët Hoxha dhe Lala: Në Shqipëri ka laboratorë për prodhimin e kokainës, “pasta” vjen nga Kolumbia
Pas kapjes se 119 kilogram kokainë e pastër në kamionët e BANA KING (banane) gazetarët investigativ dhe kurajoz, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, thonë se në Shqipëri ka laboratorë prodhimi kokaine.
Artan Hoxha thotë se çmimi i ulët i kokainës me pakicë tregon se në Shqipëri ka ‘mall’ stok.
Po ashtu, fakti që kokaina vjen në formë paste nga Kolumbia, e më pas përpunohet në Shqipëri.
“Në Shqipëri kokaina që shitet është 80 euro. Kjo do të thotë që në Shqipëri ka stok të kokainës. Brenda në kamion ka pasur 3.2 milion euro me çmim shumice kokaine. Ne na vjen pasta nga Kolumbia, ç’ka do të thotë se kemi laborator përpunimi kokaine”, u shpreh gazetari Hoxha.
Disa grupe kriminale kanë lidhje me politikanë dhe zyrtarë të shtetit, sepse nuk shpjegohet ndryshe kjo siguri me shuma të mëdha kokaine që qarkullojnë nëpër Shqipëri me destinacion BE.
KOHA JONË SONDAZH

