Gazetarët në protestë, Abilekaj: Të refuzojmë regjimin diktatorial

Në mesin e gazetarëve që po protestojnë përballë Kuvendit të Shqipërisë, kundër paketës ”Antishpifje”, është edhe gazetari Enton Abilekaj, i cili në një prononcim për mediat, i bën thirrje të gjithë gazetarëve që t’i bashkohen protestës dhe që të refuzojnë sipas tij, këtë regjim diktatorial. ”Nuk kundërshtojmë një pikë të ligjit por të dy ligjet në tërësi sepse mohojnë të fjalën e lirë. Krijojnë një administratë që merr kompetencat e gjykatës dhe duhet të kthehen mbrapsht. Nuk diskutojmë teknikalitete. Kur vjen diktatura nuk diskutojmë cila pjesë pranohet dhe cila jo refuzohet i gjithë regjimi diktatorial. Kundërshtojmë përpjekjen e fundit për të marrë në dorë çdo pushtet në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?