Gazetarët në protestë, Vasili: Rama kërkon varrosjen e fjalës së lirë
I pranishëm në protestën e gazetarëve para Kuvendit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se paketa ”Antishpifje”, është një betejë e humbur për kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër, ai tha se qeveria ka në thelb, një konflikt të hapur me të vërtetën. Teksa pohoi se Rama kërkon varrosjen e fjalës së lirë. ”Sot është një ditë e madhe që të gjithë përfaqësues të mediave janë këtu të kuptojmë se liria e kujt është e cënuar rëndë, duhet të rrëmbehet. Asnjë media nuk do të jetë e sigurt sepse që në momentin që do të tentojë të ketë identitetin e saj ajo do tentohet të mbytet nga kryeministri. Pra nuk mendoj se do të jetë e qetë asnjë nga mediat, as ata që janë afër qeverisë apo që mbështeten prej saj sepse në kapriçot e një të korruptuari, kriminalizuari dhe të çmenduri në sekondë mund të kthehen në armiq. Pra janë të gjithë të rrezikuar, por më shumë janë qytetarët shqiptar”.
Deklarata e plotë
Sot është një ditë ku po kërkohet të varroset liria e fjalës, sepse konflikti i kësaj qeverie me të vërtetën, është një konflikt thelbësor, esencial dhe filozofik. Është ai që ka çuar Shqipërinë në buzë të greminës të rrëshqasë në diktaturë apo të qëndrojë në ato elemente bazë të demokracisë themelore dhe gjithçka që kanë fituar shqiptarët e patjetërsueshme, është e drejta e fjalës. Shumë të drejta të tjera janë cënuar. Shqiptarët ka plot prej tyre që janë shumë më të varfër, ka plot prej tyre që kanë braktisur Shqipërinë në mënyrë të veçantë në vitet e fundit, për arsye të një qeverisje të tillë, por zënia për fryme e fjalës besoj se është më e rënda e të gjithave dhe mbi të gjitha ka si synim varrosjen e daljes të së vërtetave.
Sot në sallën e Parlamentit synohet që të vërtetat e mëdha për kriminalizimin e qeverisjes, për miliarda euro që ikin, për miliona para të pa dhëna nga qeveria për të ndihmuar njerëzit nga tërmeti, për një korrupsion galopant që ka marrë dhenë e tani është domaini i të gjithë mediave, jo vetëm i juaji por i gjithë mediave botërore, të cilat prodhojnë lajme po aq sa edhe ju. Këto të vërteta që janë shumë të rënda dhembin dhe njëkohësisht janë edhe faje penale, të kërkohet tu mbyllet goja. Unë kam një bindja absolute që është një betejë tërësisht e humbur e Edi Ramës, nuk kam asnjë sekondë dyshimin më të vogël që ky është fundi i tij, është dita e fundit e tij. Asnjë ligj dhe asnjë palaçollëk, maskarallëk që miraton ky Parlament maskarenjsh nuk do të trembë e nuk do të heqë njeri pas, nuk besoj asnjë qytetar e asnjë njeri të medias. Unë mendoj dhe e kam thënë shpesh, mediat shqiptare janë me të vërtetë një pushtet i katërt ashtu siç janë pagëzuar.
Sot është një ditë e madhe që të gjithë përfaqësues të mediave janë këtu të kuptojmë se liria e kujt është e cënuar rëndë, duhet të rrëmbehet. Asnjë media nuk do të jetë e sigurt sepse që në momentin që do të tentojë të ketë identitetin e saj ajo do tentohet të mbytet nga kryeministri. Pra nuk mendoj se do të jetë e qetë asnjë nga mediat, as ata që janë afër qeverisë apo që mbështeten prej saj sepse në kapriçot e një të korruptuari, kriminalizuari dhe të çmenduri në sekondë mund të kthehen në armiq. Pra janë të gjithë të rrezikuar, por më shumë janë qytetarët shqiptar.
Ky është një moment që i bashkon të tërë qytetarë dhe pa përjashtim dhe gazetarë dhe jam i bindur që për këtë çështje asnjë shqiptar nuk do të bëjë një hap pas, asnjë gazetar nuk do të bëjë një hap pas sepse nuk dua dhe nuk mund të pajtohem kurrën e kurrës që kryeministri i Shqipërisë, apo ai që aksidentalisht ndodhet aty të quajë mediat shqiptare, qenef, hale dhe lehaqen ndërkohë që ata bëjnë detyrën dhe me sakrificë të madhe siç tregoi tërmeti ku falë raportimeve tuaja ne mësuam të vërtetat, shqiptarët gjetën të afërmit që qeveria nuk ja jepte, pra gjetën vetveten. Këtë kurrën e kurrës nuk do ta humbasim dhe unë jam këtu si opozitë siç thatë ju unë jam njeri i politikës, por unë jam dhe i shqetësuar, i zemëruar dhe i agresuar si qytetar i Shqipërisë, sepse duan të ma heqin këtë të drejtë sepse politikan mund të jesh, mund të mos jesh, por këtë të drejtë të madhe sa të jemi sa të rrojmë edhe deri në ditën kur do japim frymën e fundit nuk mund të na e rrëmbejë dot askush, jo një copë Edi Rama që as që bëhet fjalë, por as kërkush mbi dhe.