Gazetarët Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë: Rama dhe Veliu të dënojnë dhunën ndaj gazetarëve

Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të dënojnë dhunën e ushtruar nga policia ndaj gazetarëve gjatë protestave të rinisë që kanë shpërthyer në vend prej 5 ditësh, si shenjë revolte ndaj vrasjes kriminale të 25-vjeçarit Klodian Rasha pikërisht nga efektivët e policisë.

Në reagim theksohet se pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës, Aldo Mustafa, dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka, janë raste që po denoncohen çdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë.

Deklarata e plotë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre ditëve.

Është e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policisë; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë.

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen çdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj çfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik.

THIRRJE KRYEMINISTRIT EDI RAMA DHE DREJTORIT TE POLICISE SE SHTETIT QE TE DENOJNE DHUNEN NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e…

Pubblicato da Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” APJ Albania su Domenica 13 dicembre 2020

SHKARKO APP