Gazetari: A ka ndyer gishtin Lulzim Basha te inceneratorët?!
Sonte gazetari Bledian Koka solli në vëmendje denoncimet e ish-sekretarit ligjor të PD-së, Çlirim Gjata, i cili inceneratorët i ka dërguar edhe në SPAK, por që Lulzim Basha jo vetëm nuk e bëri deputet, por nuk e zgjodhi as në Kryesinë e PD.
“Pyetja e madhe për t’i thënë Bashës sa seriozisht e ka ai me çështjen e inceneratorëve është: Ku e ka Basha sot zotin Çlirim Gjata? Njeriu që ka bërë çdo denoncim për incineratorët? Jo vetëm që nuk e bëri deputet Sekretarin për Çështjet Ligjore, që është i 4-5-ti për nga rëndësia në parti, por zoti Gjata sot është vetëm anëtar i PD, as në Kryesinë e emëruar nga z.Basha nuk është. Mjafton vetëm ky fakt për të gjithë ata që e kanë nxjekur denoncimin e PD për inceneratorët, për të kuptuar se sa seriozisht e ka z.Basha sot me propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët”, deklaroi gazetari i Syri Tv, Bledian Koka.
KOHA JONË SONDAZH

