Gazetari akuza të forta deputetëve: Ca lapangjozë të neveritshëm dhe pa moral po bëjnë grusht shteti
Gazetari Dritan Kaba ka reaguar ashpër ndaj nismës së PS dhe disa deputetëve për ndryshimin e Kushtetutës. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se njerëz pa moral si deputetët “Murrizi, Hajdari, Rrushi, Stojku, Gjoni, Musai” dhe të tjerë po bëjnë një akt të turpshëm dhe të neveritshëm”.
Dritan Kaba shton se disa prej tyre i njeh dhe ndjen neveri për nivelin ku kanë rënë duke u bërë vegla të Edi Ramës.
“Një grup njerëzish pa asnjë moral si Murrizi, Hajdari, Rrushi, Stojku, Gjoni, Musai etj dhe ca plehra të tjera si kolaboricionistë me një tradhëtar si Edi Rama duan të ndryshojnë Kushtetutën. Sa të shpifur, sa të neveritshëm! I kuptoj rilindasit se janë të zhytur në llum, në krime shumë të rënda, ndërsa këta të tjerët janë realisht ligavecë të shpifur!
Disa qenie pa karakter, pa moral, sidomos këtë neveri ndjej për ata që kanë punuar me mua. Nëse do i has në rrugë po e them ta dinë të më shmangen, se po më dolën përballë do i pështyj në surrat. Një Parlament antikushtetues nuk mund të bëjë ndryshime kushtetuese, kjo është e padiskutueshme!”,- shkruan Dirtan Kaba në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

