Gazetari bëri një lapsus, Edi Rama e kthen me batutë: Nëse amerikanët nuk të paguajnë vjen ndonjë gjë e keqe

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer sërish batuta me gazetarin gjerman, Ali Aslan, moderator të një paneli në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Pas një lapsusi të gazetarit, i cili tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në SHBA, në vend se të thoshte BE, Rama i kujtoi se nuk e ka harruar Amerikën, duke qenë se ka punuar për ta.

Ali Aslan: Thashë SHBA? Punoja për ta, për CNN dhe ABC News.

Edi Rama: Po punove një herë për ta, punon gjithmonë për ta.

Ali Aslan: Pagesat për muajin e kaluar nuk më kanë ardhur ende.

Edi Rama: Kujdes se kur nuk vjen pagesa, vjen ndonjë e keqe.

Ali Aslan: Jam në shoqëri të mirë këtu, jam i sigurt.

Edi Rama: Po, po. E kontrollojnë ata sigurinë këtu. Është një vend i pavarur, por sërish…

 

SHKARKO APP