Gazetari i BILD, Peter Tiede: Kam fakte dhe video të reja. Por kush ia pagoi avokatin më të shtrenjtë në Gjermani?!
Në një lidhje live për “Krasta Show” në Syri TV, gazetari i “Bild”, Peter Tiede rrëfeu ekskluzivisht për publikun shqiptar se si qëndron e vërteta e padisë së kryeministrit Edi Rama në drejtësinë gjermane.
Sipas tij, Rama është tërhequr nga padia, ndërsa shtoi se ka siguruar dëshmi dhe prova filmike të reja.
Kur u informuat për tërheqjen e padisë?
“Zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. Jam informuar që kjo padi nuk ekziston më. Kemi pasur shumë intervista me shumë dëshmitarë dhe mesa di unë, zyrtarisht nuk kam informacione, por padia nuk ekziston më”, tha gazetari gjerman.
I pyetur nga Adi Krasta nëse e priste me kërshëri një përballje gjyqësore me Ramën, Tiede u shpreh: “Do kisha dëshirë që të shkonte në një përballje publike, për më tepër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video dhe jam i trishtuar që nuk do kemi një proces gjyqësor”.
Gazetari Tiede shtoi se, padia e kryeministrit shqiptar ka qenë ndaj gazetës “Bild” e jo ndaj tij personalisht.
Gazetari i Bild në Gjermani, Peter Tiede, ka lënë të kuptojë në emisionin A-Krasta Show se ka filluar të ndjekë gjurmën e parave të cilat Rama ka paguar avokatin më të shtrenjtë në Gjermani për të paditur gazetën Bild
‘Unë jamë duke bërë kërkime dhe do të flas vetëm kur të kem përfunduar. Por jemi duke ndjekur gjurmët e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, sepse ai është më i shtrenjti në Gjermani. Kush i pagoi paratë e z. Rama, qytetarët shqiptarë, apo ai vetë?
KOHA JONË SONDAZH

