Gazetari i njohur amerikan: Marrëdhëniet vëllazërore të Ramës me Erdogan janë fyerje për të burgosurit politikë në Turqi

Gazetari i njohur amerikan, Fred Abrahams, i cilëson raportet e Edi Ramës me presidentin turk, Rexhep Tayyp Erdogan, si një fyerje për gjithë të burgosurit politikë të pushtetit në Turqi.

Në një postim në Twitter, Abrahams ngre pyetjen nëse pas këtij takimi do të ketë ekstradime të paligjshme të gylenistëve nga Shqipëria drejt Turqisë.

“Marrëdhëniet vëllazërore me Erdogan ofendojnë aktivistët, politikanët, gazetarët dhe të tjerët të burgosur gabimisht në  Turqi. A do të ekstradohet Selami Şimşek në mënyrë të paligjshme nga Tirana së shpejti?”,– shkruan Fred Abrahams.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fred Abrahams është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin. Ai është njohës i mirë i zhvillimeve politike në Shqipëri dhe në Ballkan dhe pak vite më parë botoi një libër për historinë e pas viteve ’90 të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?