Gazetari i njohur, Rudinës: Nuk ka Parti e Lidër të të ndalojë të respektosh babanë tënd

Nga Adriatik Dosti

Rudinës…gocës së Fatmirës …

Pasi lexova një ”shpërthim emocional” tëndin në rrjetet sociale moj goca e Fatmirës ..ku sulmoje vizitën e Presidentit Meta në Tropojë dhe ankoheshe publikisht se për të vajtur e për të vënë një tufë me lule në shtatoren e babait tënd të nderuar atje Azemit…nuk të paskan lënë Partia apo Presidenti… të bej me dije për sa me poshtë se….

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai femijë që i do dhe i respekton prindërit e vet ashtu siç ata e meritojnë ..në të gjallë apo pas vdekjes së tyre nuk pyet për ta shfaqur respektin, nderin e mirënjohjen ndaj tyre për askënd në botë…e jo më për partira e liderë, politikë e politikanë…..e aq më pak për lejet apo ndalimet e tyre…

Swiss Digital Mobile Reklama

As nuk i merr leje Partisë e as pyet më parë Liderin e saj….. nëse ta ndjen shpirti e zemra t’i respektosh e tu vendosësh tufa me lule atje ku prehen apo edhe atje ku janë qoftë edhe figurativisht mund të shkosh në çdo orë të ditës e të natës…pa pyetur as Metën e Ramën e as Berishën e Lulin … as PS as PD e as LSI e Monës e as edhe Bindjen e Patozit e të Jozefinës o Rudina ok…

Nuk ka Parti e Lidër të të ndalojë moj goca e Fatmirës …që politikën e bën sic të thotë jot ëme…e mbiemrin kërkon ta mbash siç nuk e meriton absolutisht…

Gjithësesi mendoj se sot për sot Azemi do të ndihej shumë herë më i respektuar me vizitën, nderimin e tufën e luleve që i vendosi Presidenti i Shqipërisë Meta se sa me vajtjen tënde hipokrite e të neveriteshme përpara shtatores së tij…

Sidomos qendrimet, veprimet e ”fjalimet e tua gjysmëshqip ” në parlamentin e Ruçit e të Ramës…si dhe sulmet e bëra rregullisht prej teje këto kohët e fundit kundër Opozitës, PD,..Bashës e Berishës me shokë si dhe mallkimi që ju bëre shqiptarëve që nuk vajtën të votojnë Partinë tënde të Re më 30 qershor….të siguroj se më shumë do e bënin me turp Azemin e do ta poshtëronin e ofendonin se sa do ta nderonin e respektonin pavarësisht se t’i ende e më kembengulje insiston që je …Bija e tij…

Vështirë për ta besuar Rudina…pasi populli thotë gjaku s’bëhet ujë…dhe bëmë Baba të të ngjaj…

Por t’i më së shumti për të mos thënë komplet fare gjakun e bërë ujë mocali e për të ngjarë i ngjave sat ëme …e kërkund mikut tonë të mirë e të pa harruar Azemit…ok …

Ndaj nëse kembengul e pretendon se Babën tënd e do ende e kërkon ta respektosh …bujrum e shko sa herë të ta ndjej shpirti e zemra në Tropojën e tij e mos prit as urdhëra e as ndalime Partie ok…

Ndaj kam bindjen se këtë radhë ta paskan shkruar gabim e shumë shëmtuar fjalimin o Rudina…ndaj dhe t’i e lexove kaq keq …

E. megjithatë….lum si ti për mendjen që ke…

A.R.D

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?